Assessment report on the implementation of the strategy in the education component


Assessment report on the implementation of the strategy in the education component

Me 24 janar, 2020 në kuadër të projektit KOSINT 2020 është prezantuar raporti i vlerësimt për zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021 duke u fokusuar në komponentën e arsimit.

Pjesëmarrës ishin përfaqësues të shoqërisë civile, drejtoritë komunale të arsimit dhe zyrja e avokati të popullit.

Qëllimi i këtij raporti monitorues ishte të gjurmojë përparimin në zbatimin e pikave strategjike në dy dokumente strategjike (Strategjia për integrimin e romëve dhe ashkalinjve në shoqërinë e kosovës 2017-2021; Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës 2017-2021) në funksion të përparimit në përmbushjen e objektivave për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sektorin e arsimit në Kosovë.

Raporti përfundon se pjesëmarrja e nxënësve romë, ashkali dhe egjiptianë po tregon një trend shumë premtues dhe pozitiv. Përveç statistikave, takimet dhe intervistat me autoritetet komunale kanë treguar se gjendja po përmirësohet edhe në lidhje me interesin e familjeve për arsimimin e fëmijëve të tyre.

Studimi arriti në përfundimin se fenomeni i braktisjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian mbetet ende një sfidë për sistemin arsimor të Kosovës. Të dhënat dhe statistikat rreth gjurmimit të braktisjeve mbeten ende një sfidë, megjithatë të dhënat ekzistuese dhe informatat kthyese nga mësuesit tregojnë se fenomeni po zvogëlohet paksa.

Kosova ka bërë përparim në shtrirjen e mbështetjes mësimore për nxënësit përmes punës së Qendrave Mësimore. Një numër i madh i qendrave mësimore janë krijuar vitet e fundit - synimet e përcaktuara në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë janë përmbushur - dhe funksionimi i tyre është zyrtarizuar e funksionalizuar përmes akteve nënligjore nga MASHT.

Një çështje domethënëse për t’u adresuar është gjithashtu mungesa e vëmendjes për përparimin e të mësuarit dhe arritjet akademike të studentëve rom, ashkali dhe egjiptianë në këtë fazë dhe për një të ardhme të afërt. Puna në të ardhmen duhet të orientohet drejt dimensionit të mësimit të nxënësve në mënyrë që të jemi në gjendje të gjurmojë përparimin e nxënësve përveç pjesëmarrjes.

Për të adresuar sfidat e mësipërme, përmirësimi i cilësisë së arsimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian gjithashtu duhet të lidhet me zhvillimin e shkollës. Është thelbësore që shkollat të krijojnë vizionin për integrimin e këtyre komuniteteve në jetën e shkollës si mision të organizatës. Gjithshtu, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe zotimi duhet të përmirësohet me qëllim të sigurimit të udhëheqjes për bashkërendimin dhe zbatimin e masave strategjike në këtë fushë, përderisa mbështetja e projekteve të donatorëve mund të mbështesë nismat lokale në vazhdim.