Diskutim publik në Pejë


Diskutim publik në Pejë

KOSINT ka realizuar diskutimin publik në komunën e Pejës me përfaqësuesit e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali, mbi çështjet e banimit dhe legalizimit në lagje dhe vendbanimet e banuara me numër më të madh të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkalinjë, dhe mbi çështjen e punësimit dhe të buxhetimit. Gjatë këtij diskutimi të pranishëm ishin nënkryetari i komunës së Pejës, drejtoresha e zyrës së urbanizmit si dhe përfaqësuesja e zyrës së komuniteteve në komunën e Pejës.

Gjatë këtij diskutimi janë shprehur të gjitha kërkesat e komuniteteve në këto tri fusha, ku së pari përfaqësuesit institucional kanë folur për mekanizmat dhe politikat e institucioneve dhe me pas së bashku me komunitetin janë trajtuar të gjitha kërkesat dhe prioritetet që kanë adresuar komunitetet. Madje gjatë këtij diskutimi janë trajtuar dhe kërkesa direkt individuale mbi lehtësimin e kritereve për legalizim të cilat nga zyrtarët komunalë janë marr për tu trajtuar tutje në institucionet përkatëse.

Këto diskutime publike janë duke u realizuar në kuadër të programit KOSINT, të mbështetur nga RIO dhe të implementuar nga partnerët Syri i Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE.