Inicitiva "Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët kundër COVID 19"


Inicitiva "Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët kundër COVID 19"

KOSINT është pjesë e Inicitivës "Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët kundër COVID 19" që është duke u organizuar në shumë vende të Europës nga Zyra e Romëve e Fondacionit për Shoqëri të Hapur.

Duke qenë se komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian janë ndër grupet më të margjinalizuara, qëllimi i kësaj iniciativë është që ne pjesëtarët e komuniteteve të bëhemi bashkë në mënyrë që të mbrojmë fillimisht veten, familjet tona dhe familjet që janë prekur nga situata e krijuar prej COVID 19 në vendbanimet ku ata jetojnë.

Lëvizja jonë ndihmon për t'ju mbrojtur, për të ngritur zërin dhe për të treguar fuqinë tonë kolektive, në mënyrë që institucionet, akteret përgjegjës dhe politikanët të mos mund të na injorojnë më. Solidariteti është një ndër pikat kryesore që duhet të përcjellim gjatë COVID 19, të mbështesim njëri tjetrin në të gjitha fushat që na qojnë drejtë një mirëqenje më të mirë, e më shumë të mbështesim ata te cilët ballafaqohen me kushte më të vështira.

KOSINT, ka shtrirë strukturën e saj edhe në nivelin lokal e cila përfshinë 7 komuna të Kosovës: Ferizaj, Fushë Kosovë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë dhe Graqanicë, përmes ekipeve të aktivistave në secilin qytet. Secili ekip gjatë muajit prill ka kontaktuar me familje në komunën e tyre për të kuptuar nevojat e tyre, sfidat dhe grupet që janë prekur më shumë gjatë pandemisë COVID 19. Përafërsisht kemi kontaktuar 310 familje.

Në vazhdën e aktiviteteve për të lehtësuar problemet e identifikuara KOSINT ka kontaktuar gjithashtu edhe institucionet lokale relevante dhe zyrtarë të qeverisë që janë përgjegjës për ndonjërin nga problemet e cekura dhe për të parë mundësin e kontributit në mbështetje pë zgjidhjen e tyre.

Pas komunikimit individual me familjet dhe institucionet relevante, KOSINT, sot po mban takim me ekipet lokale për të planifikuar dialog me komunitetet, në secilën komunë, me përfshirjen e një numri sa më të madh të pjesëmarrsve nga vet anëtarët e komuniteteve dhe zyrtarët e komunave.
Nga këto dialogje do të dalim me plan për të ndihmuar komunitetet më të margjinalizuara me cfarë kanë nevojë gjatë javëve në vijim nga KOSINT dhe partnerë tjerë që janë të gatshëm të ndihmojnë.