Takim pune në lidhje me cështjet e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian drejt integrimit në Bashkimin Evropian


Takim pune në lidhje me cështjet e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian drejt integrimit në Bashkimin Evropian

Me datat 17 deri 19 qershor, ekipi i Projektit KOSINT 2020 përfaqësoi Kosovën në takimin rajonal që u zhvillua në Berlin me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile që punojnë me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, dhe Turqia.

Takimi, i organizuar në formën e punëtorisë interaktive, ishte i organizuar nga Roma Initiatives Office (RIO) në kuadër të Roma Integration 2020 (RI2020).

Kjo punëtori u bazua në strategjinë e zgjerimit në Bashkimin Evropian dhe raportet e progresit 2019 në lidhje me prioritetet dhe nevojat në secilin shtet për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Gjatë punëtorisë ekipet reflektuan në mënyrë kritike se çfarë është punuar në dy vitet e fundit në lidhje me avokimin drejt BE-së, aktivitetet për të mobilizuar komunitetet dhe për përdorim të buxhetit dhe ciklet e zgjedhjeve në fushatat e tyre të avokimit.