Trajnim mbi shkathtësitë e buta


Trajnim mbi shkathtësitë e buta

KOSINT ka realizuar trajnimin mbi shkathtësitë e buta me studentet e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali të komunave Pejë, Gjakovë, Prizren, Fushë Kosovë, Graqanicë, Ferizaj dhe Obiliq, me qëllim të fuqizimit të studenteve dhe të të diplomuarve në përgatitjen e tyre për të qenë të gatshëm të garojnë në tregun e punës.

Trajnimi është zhvilluar në tri tema të ndryshme që kryesisht kanë dal nga kërkesat e vet studentëve, duke përfshi temat: Shkathtësitë e komunikimit, përgatitja e CV-ve dhe Letrave Motivuese, si dhe intervista e punës.

Shkathtësitë e komunikimit duke përfshi shkrimin e CV-ve dhe Letrave motivuese, ndihmon pjesëmarrësit në zhvillimin e shkathtësive të cilat do t’u ndihmojnë atyre për qasjen në tregun e punës. Përmes këtyre shkathtësive pjesëmarrësit do të marrin iniciativë duke vendosur për interesat e tyre, duke i formuluar qëllimet e rrugës së tyre dhe duke identifikuar burimet e nevojshme për realizimin e atyre qëllimeve për tu bashkuar tregut të punës. Ky proces do t’i ndihmojë ata të jenë më të suksesshëm në jetën e tyre personale, profesionale dhe akademike.

Gjithashtu përgatitja për intervista- do të sigurojë informacione për pjesëmarrësit për zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për të gjetur një punë fitimprurëse, si dhe të shërbejnë si burim pasi të kenë përfunduar trajnimet të punojnë ose të kërkojnë për një vend pune, përmes edhe zyrës ndërlidhëse të punësimit në komunat nga ata vijnë. Në këtë rrugë të trajnimeve, pjesëmarrësit do të ndërmarrin iniciativë në jetën reale duke u profilizuar drejt shkathtësive të tyre më të rëndësishme të punës, duke identifikuar fushat e mundshme të punës që u përshtaten atyre individualisht.

Trajnimi gjithashtu përfshiu formën praktike duke i mbështetur ata direkt në shkrimin e CV-ve të tyre, letrave motivuese dhe simulim të intervistave me qëllim që ata të jenë të gatshëm të aplikojnë për punë në profile që atyre ju përgjigjen.

Trajnime në këto tri tema do të vazhdojnë edhe në vazhdim për studentet që potencialisht kanë përfunduar studimet dhe janë ende jashtë tregut të punës.