Punëtori për hartimin dhe finalizimin e Udhëzimit Administrativ për qendrat mësimore


Punëtori për hartimin dhe finalizimin e Udhëzimit Administrativ për qendrat mësimore

Pas tryezës së diskutimeve të mbajtur më 15 mars për funksionimin e qendrave mësimore, ku mbi 20 organizatatë shoqërisë civile u zotuan formalisht për angazhim të përbashkët për hartimin e një akti nënligjor në formën e udhëzimit administrativ për këtë qëllim, janë mbajtur edhe dy punëtori pasuese për shqyrtimin dhe finalizimin e draftit të udhëzimit administrativ, më 12 maj dhe më 29 maj.

Duke u bazuar në ligjet dhe dokumentet e tjera relevante, janë cilësuar qartë elementet e mëposhtme në lidhje me qendrat mësimore, dhe u detajuan aspektet e ndryshme lidhur me to:

  • Emërtimi i qendrave mësimore
  • Format e themelimit dhe funksionimit të tyre
  • Përmbajtja e programevetë punës
  • Kriteret për angazhimin e personelit, përshkrimi i detyrave të tyre dhe kualifikimet
  • Financimi
  • Procedurat për mbarëvajtjen e punës

Për hartimin e udhëzimit administrativ Projekti KOSINT 2020 ka angazhuar një ekspert me njohuri të thella në fushën e arsimit, e posaçërisht në aspektin e qendrave mësimore për komunitete, i cili ka bashkëpunuar ngusht me kolegët nga organizatat e tjera të shoqërisë civile në hartimin e strukturës fillestare të dokumentit.

Në punëtorinë përmbyllëse të 12 majit, së bashku me të gjitha OSHC-të prezente arriti të finalizohej drafti përfundimtar i udhëzimit administrativ për qendrat mësimore, i cili, në emër të të gjitha organizatave pjesëmarrëse në këtë proces, do të paraqitet për shqyrtim dhe miratim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.