A i duhen BE-së romët* për rimëkëmbje?


A i duhen BE-së romët* për rimëkëmbje?

Të hënën me 25 maj është mbajtur një debat LIVE në Facebook mbi Planin Evropian të Rimëkëmbjes Covid-19 dhe Kuadrin Financiar Shumëvjetor. Debati u organizua nga Parlamenti Evropian dhe Zyra e Iniciativave Rome të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, dhe organizatat partnere në shtete të ndryshme të Evropës, përfshirë edhe KOSINT nga Kosova.

Në këtë debat moderatore ishte Klara Dobrev, Zëvendës Presidente e Parlamentit Evropian.

Pjesëmarrës kryesorë ishin:

  • David Sasoli, President i Parlamentit Evropian,
  • Zeljko Jovanovic, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur
  • Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Evropë - Gjermani
  • Sabine Verheyen, Eurodeputet, Partia Popullore Evropiane
  • Petrica Dulgheru, Nisma për Zhvillimin e Sipërmarrësve Rom
  • Dragos Pislaru, Eurodeputet, Rimëkëmbja Evropiane
  • Heidi Hautala, Eurodeputete, Partia e të Gjelbërve
  • Vera Jourova, Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian

Gjatë këtij debati secili nga pjesëmarrësit patën mesazhe të rëndesishme sa i përket komuniteteve rom, ashkali, egjiptian, sinti për gjithe Evropën.

Takimin e hapi David Sasoli, President i Parlamentit Evropian, duke thënë se mjetet e reja të rimëkëmbjes për të luftuar efektet e pandemisë paraqesin një lloj sfide dhe mundësi si dhe të pakicave etnike dhe ato që në të vërtetë janë margjinalizuar nga shoqëritë tona.

Zeljko Jovanovic Drejtori i Zyrës Rome të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, filloi diskutimin me mesazhin se është në interes të BE-së që të përmirësojë situatën e këtyre komuniteteve sepse ka kuptim ekonomik të investosh në popullatën e madhe, të re, të gjallë, shumëgjuhëshe, si popullata jonë. Ai vazhdoi duke thënë se ne nuk po kërkojmë bamirësi ose keqardhje, thjeshtë po kërkojmë një shans të barabartë. Ka pasur shumë premtime. Premtime të dështuara. Komunitetet rome bëhen të paduruara, lodhen por edhe zemërohen.Unë besoj se kemi parë që korniza e BE-së dhe fondet strukturore nuk funksionojnë aktualisht për shkak të mungesës së vullnetit politik. Ajo që na duhet është që Institucionet Evropiane të ndërrmarin përjekje shtesë, masa shtesë dhe gjithashtu të udhëheqë me inovacion në politikat e ndryshme që u përmendën gjatë takimit.

Dragos Pislaru, Eurodeputet, potencoi se për ata që besojnë në tregje të forta, ky është një burim që nuk po përdoret. Për ata që janë të prirur drejt teorisë së të drejtave, dua të them që është e qartë se ne kemi diskriminim dhe nuk kemi qasje. Ai vazhdoi duke thëne se komunitetet rome janë larg nga barazia. Ka pasur instrumente, ishin ndarë një shumë parash, por nuk kemi bërë përparime të mëdha. Problemi më i madh që ne kemi në të vërtet është hendeku midis nivelit të BE-së dhe cështjes lokale

Petrica Dulgheru nga Nisma për Zhvillimin e Sipërmarrësve Rom, tha se tani më shumë se kurrë, të gjithë duhet të tregojmë solidaritet dhe se komunitetet minoritare duan t’i tregojnë BE-së se mund të kontribuojnë. Afro 3 milionë njerës nuk janë në punë. Por, kjo nuk do të thoë se ata nuk janë duke punuar. Ekzistojnë shumë fonde në dispozicion, të dhëna nga Komisioni Evropian, për komunitetet e cenueshme, për sa i përket huave dhe granteve por ato me të vërtetë nuk arrijnë te njerëzit që kanë nevojë për to.

Klara Dobrev, Zëvendës Presidente e Parlamentit Evropian theksoi, së që nga viti 2011 Evropa ka pasur për herë të parë një strategji për romët. Dhe ku jemi tani? Nëse shohim nëpër këto dhjetë vitë të njëpasnjëshme të rritjes dhe strategjisë për romët vërtet mund të shohim se nuk mund ta arrinim qëllimin kryesor dhe do të shihni që panorama nuk është më e mirë në dhjetë vitet e fundit. Ajo vazhdoi duke thëne se jemi pak të ngopur me fjalë të bukura dhe objektiva të bukura. Nëse ne nuk do të ishim në gjendje t’i arrinim qëllimet tona në dhjetë vitet e fundit, cfarë do të bëjmë tani, në dhjetë vitet e ardhshme kur ato fillojnë me një krizë më të madhe. Ndoshta mund të zotohemi që jo vetëm që do të flasim sot, por pas ditës së sotme do të veprojmë

Vera Jourova, Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, gjatë debatit tha se pas krizës financiare kemi pasur më shumë pabarazi se sa më parë dhe kjo nuk duhet të ndodhë tani. Gjithmonë kam thënë që të bësh dicka për romët pa romë nuk ka kuptim.

Pyetjës se cfarë mund të bëjë Komisioni Evropian në mënyrë që ato fonde të shkojnë padyshim për arsyet dhe vendet që janë caktuar?

Vera Jourova, tha se Komisioni nuk është plotësisht i pafuqishëm për këtë. Sigurisht, varet nga vendet anëtare të përgatisin programin, por ne kemi vendosur disa kushte. Komisioni ka njofutar se do të del me program pune me një kornizë të re strategjike të BE-së për Barazinë, Përfshirjen dhe Pjesmarrjen e Romëve deri ne 2030. Romët nuk do të braktisen nga Komisioni Evropian.

Ngjarjën e plotë e gjeni në këtë link nga minuta e 15:00: https://www.facebook.com/KOSINT2020/videos/2972758782822821/