Çmimi i BE-së për Integrimin e Romëve 2019


Çmimi i BE-së për Integrimin e Romëve 2019

Roma Active Albania (RAA) me financim nga Bashkimi Evropian (Fondet IPA) ka shpallë fitueset e Çmimit të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, 2019 - "Heroinat e Panjohura" të dedikuara për grate dhe vajzat rome që sollën ndryshime të rëndësishme në komunitetet e tyre dhe në mënyrë alternative për gratë kryesore rome në organizata të shoqërisë civile.

Çmim kanë fituar gratë rome që jetojnë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe Turqi.

Nga Kosova, çmimin e parë për Integrimin e Romëve 2019 "Heroinat e Panjohura", e ka fituar zonja Shpresa Agushi, nga OJQ RROGRAEK, e cila është e dedikuar për të sjellë ndryshime të rëndësishme në vendin ku jeton dhe vepron, e me specifikisht në luftimin dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas. Çmimin e dytë e fitoi Kendiza Lala e cila është maturante në shkollën ekonomike Kadri Kusari në Gjakovë, për punën e saj të palodhshme dhe të vazhdueshme vullnetare me fëmijët e komuniteteve.

Fitueset e çmimeve marrën pjesë në vizitë studimore në Institucionet Evropiane në Bruksel, Belgjikë, me rastin e Javës së Romëve 18-21 Mars 2019.