Edukimi për TIK i të rinjve të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom


Edukimi për TIK i të rinjve të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom

Gjatë muajit Janar, OJQ BRAN - Bashkimi Rinor E Ardhmja E Ndritur në kuadër të projektit "Edukimi për TIK i të rinjve të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom" që është duke u mbështetur financiarisht nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka organizuar punëtori me të rinjë të komunës së Shtimes për temat:

- Inovacioni
- Përdorimi i teknologjisë në jetën sociale
- Ndërmarrësi
- Përdorimi i teknologjisë në ndërmarrësi

Qëllimi i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve të të rinjëve në fushën e teknologjisë dhe ndërmarrësisë.

Pas përfundimi të ciklit të punëtorive, u çertifikuan mbi 30 të rinjë të komunës së Shtimes. Të rinjët theksuan se trajnimet e tilla i nxisin dhe i motivojn që në të ardhmen të jenë Ndërmarrës të rinjë dhe u shprehën shumë të kënaqur me trajnerët, materialet dhe kushtet e ofruara gjatë trajnimit e njëherit theksuan edhe nevojën e lartë për trajnime të tilla.