Raport: Arsyet që ndikojnë në braktisjen e shkollimit nga nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian


Raport: Arsyet që ndikojnë në braktisjen e shkollimit nga nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Me 19 nëntor, është bërë prezantimi i raportit tematik në kuadër të projektit KOSINT 2020 “arsyet që ndikojnë në braktisjen e shkollimit nga nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”.

Qëllim i këtij raporti është të identifikojë arsyet që ndikojnë në braktisjen e shkollimit nga fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian. Përmes analizës së kornizës ligjore, programeve dhe projekteve intervenuese nga institucionet përgjegjëse dhe nga OShC-të, si dhe bisedave me hisedarët kryesor, është tentuar që të vihen në pah arsyet që ndikojnë në braktisjen e shkollimit.

E përbashkëta e gjithë këtyre, qëndron tek obligimi që shteti merr për të siguruar arsim për të gjithë qytetarët e vet. Pra, e drejta për arsim jo vetëm që është e garantuar, por, është edhe obligim dhe detyrim i të gjithëve. Megjithatë, mbetet sfidë e përhershme përfshirja në arsim e fëmijëve nga grupet e cenueshme dhe ato të margjinalizuara.

  • gjendja e vështirë ekonomike
  • mungesa e dëshirës nga ana e fëmijëve
  • punësimi i hershëm i fëmijëve dhe të rinjve
  • kushtet e rënda ekonomike,
  • nivelii lartë i papunësisë,
  • niveli i ulët i edukimit dhe vetëdijes së prindërve mbi rëndësinë e shkollimit,
  • diskriminiminë shkolla,
  • qasja në infrastrukturë përkatëse deri në shkollë,
  • mungesa e mësuesve me origjinë rome, ashkali dhe egjiptian, dhe
  • migrimi i familjeve për arsye ekonomike dhe kthimi prapa në Kosovë.

Për më tepër kjo analizë nxjerrë në pah edhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në braktisjen e shkollimit dhe janë ngusht të ndërlidhur me njëri tjetrin:

  1. Faktorët individual;
  2. Faktorët familjarë;
  3. Faktorët shkollorë, dhe
  4. Faktorët social.

Raportin e plotë e gjeni të publikuar në linkun më poshtë: