Raporti: Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të MPMS në lidhje me efektivitetin MATP-ve për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian


Raporti: Monitorimi i Strategjisë Sektoriale të MPMS në lidhje me efektivitetin MATP-ve për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Me 7 nëntor, është bërë prezantimi i raportit tematikë në kuadër të projektit KOSINT 2020 “Monitorimii Strategjisë Sektoriale të MPMS në lidhje me efektivitetin MATP-ve për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”. Pjesëmarrës ishin zyrtarë të MPMS, APRK, zyrtarë të komunave dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Raporti është realizuar gjatë muajve maj e qershor të vitit 2019 në këto komuna: Gjakova, Prizreni, Fushë Kosova dhe Obiliqi dhe janë marrë për bazë të dhënat e vitit 2018 si dhe aty ku ka pasur mundësi edhe për tre muajt e parë të vitit 2019.

Bazuar në të dhënat e raportit Puna dhe Punësimi 2018 për Kosovën nga APRK shihet se nw regjistrime të papunësisë janw romët (1.8%), ashkalinjtë (2.8%) dhe egjiptianët (0.9%).

Sa i përket ndërmjetësimit në punësim, raportohet se kanë përfituar 123 raste nga të cilët 38 rom, 40 ashkali dhe 45 egjiptian krahasuar me totalin prej 3,764 rasteve.

Lidhur me aftësime profesionale të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2018 janë angazhuar 124 raste, nga të cilët 26 rom, 60 ashkali, dhe 38 egjiptian krahasuar me totalin prej 5,497 rasteve.

Lidhur me masat aktive në tregun e punës përfitues ishin 99 raste, nga të cilët 22 rom, 55 ashkali dhe 22 egjiptian, krahasuar me totalin prej 3,000 përfituesve.

Sa i përket komunave të përzgjedhura, në Fushë Kosovë nga masat aktive të tregut të punës kanë përfituar vetëm pesë raste, të gjithë të komunitetit ashkali, ku katër kanë qenë subvencione dhe një trajnim në punë.

Në Obiliq, numri i përfituesve të masave aktive gjatë vitit 2018 ka qenë 124 në total, nga të cilët katër kanë qenë rom, një egjiptian dhe tetë ashkali.

Në Gjakovë, masat aktive të tregut të punës të zbatuara për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë: trajnimi në punë dy raste, subvencionimi në pagë dy raste, punë publike tre raste dhe shtatë raste vetëpunësimi. Gjithsejtë janë 14 raste.

Në Prizren, sa i përket trajnimeve profesional brenda QAP, gjatë vitit 2018 kanë qenë gjithsejtë 1,608 persona, nga ta 19 romë, 3 ashkali, dhe asnjë egjiptian.

Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se zbatimi i Strategjisë sektoriale përballet me shumë vështirësi për shkak të mungesës së angazhimit politik, burimeve të pamjaftueshme financiare dhe njerëzore për monitorimin e progresit, koordinimit jo të mirë të institucioneve në nivel qendror dhe lokal si dhe, në anën tjetër, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane në përgatitje shkollore, shkrim-lexim, gatishmëri për angazhim në punë, lidhja e ngushtë me familjen dhe mosgatishmëria e largimit nga rrethi ku jeton, varësia e madhe nga skema e asistencës sociale.

Raportin e plotë gjeni të publikuar në linkun më poshtë:

http://kosint2020.net/site/assets/files/1446/monitorimi_i_strategjise_sektoriale_te_mpms_ne_lidhje_me_efektivitetin_e_matp-ve_per_punesimin_e_pjesetareve_te_komu-1.pdf