Raporti: Respektimi i kuotës së punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiane në institucione publike


Raporti: Respektimi i kuotës së punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiane në institucione publike

Me 7 nëntor, është bërë prezantimi i raportit tematikë në kuadër të projektit KOSINT 2020 “Respektimi i kuotës së punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiane në institucione publike”. Pjesëmarrës ishin zyrtarë të MPMS, APRK, zyrtarë të komunave dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Ky raport është realizuar si studim për matjen e zbatimit të kuotës së punësimit tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në nivelin qendror e lokal. Raporti ka zgjedhur për mostër katër komuna: Mitrovicën, Fushë Kosovën, Ferizajin dhe Gjakovën.

Ministria e Administratës, ofron raporte të rregullta për gjendjen e të punësuarve në nivel qendror dhe atë lokal, ku vërehet edhe gjendja e punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Gjatë vitit 2018, nga 56 institucione të nivelit qendrorë që numëronin 30,635 të punësuar në shërbimin publik, nga ky numër vetëm 113 prej tyre rezultojnë të jenë pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe atë të punësuar vetëm në 10 prej këtyre institucioneve.

Sa i përket komunave të zgjedhura, sipas të dhënave zyratre, në Mitrovicë, përfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në institucione është zero. Në Fushë Kosovë, niveli i papunësisë në mesin e komuniteteve të kësaj komune është mjaft i lartë. Sipas të dhënave zyratë në vitin 2018 ishin të punësaur 5 persona nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Komuna e Ferizajt ka numrin më të madh të zyrtarëve të Zyrës për komunitete në vend. Në raport me komunat e tjera mund të vlerësohet punësimi i pjesëtarëve të këtyre komuniteteve me kontrata mbi vepër. Sipas të dhënave zyratare në vitin 2018 ishin të punësaur 15 persona nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ajo çfarë e dallon komunën e Gjakovës, respektivisht pozitën e komuniteteve në këtë komunë është përfshirja e madhe dhe organizimi më i mirë i shoqërisë civile, medias dhe zyrës për komunitete dhe kthim. Sipas të dhënave zyratë në vitin 2018 ishin të punësaur 31 persona nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Kuota për punësimin e komuniteteve si masë për sigurimin e përfshirjes së barabartë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, ka zbatim shumë të vogël. Faktorët për një gjendje të tillë janë të shumtë dhe të ndryshëm duke filluar nga:

1) Mungesa e zhvillimit ekonomik dhe gjendja e përgjithshme e papunësisë në vend,

2)Mbingarkesa në administratën e vendit,

3) Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore,

4) Politizimi i punësimit,

5) Mungesa e profilizimit të kuadrove, me theks të veçantë tek grup moshat mbi 30 vjeç,

6) Shpërqendrimi i fokusit të politikanëve nga detyra e përmbushjes së kërkesave, nevojave që rrjedhin nga qytetarët

Raportin e plotë gjeni të publikuar në linkun më poshtë:

http://kosint2020.net/site/assets/files/1448/respektimi_i_kuotes_se_punesimit_te_pjesetareve_te_komuniteteve_rome-_ashkali_dhe_egjiptiane_ne_institucione_publike-1.pdf