Samiti i Poznanit: Deklarata për integrimin e Romëve në procesin e zgjerimit në BE e Ballkanit Perendimor


Samiti i Poznanit: Deklarata për integrimin e Romëve në procesin e zgjerimit në BE e Ballkanit Perendimor

Me datat 3 deri me 5 korrik, u mbajt Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan, Poloni. Ky sumiti përfshiu tema ne fusha të ndryshme të bashkëpunimit mes vendeve te Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera, gjithashtu Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal - RCC për Integrimin e Romëve 2020, organizoi një panel në këtë samit dhe prezantoi "Deklaratën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e Romëve në Procesin e Zgjerimit në BE: nga Fjalët në Vepra". Kjo deklaratë është një energji e re dhe një angazhim i ri për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e BE-së.

Në këtë samit morrën pjësë edhe përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të secilit shtet, përfshirë edhe Kosovën.

Pikat kryesore të deklaratës janë si vijon:

Ne, Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ritheksojmë angazhim tonë për integrimin e romëve në shoqëritë tona dhe premtojmë të rritim përpjekjet tona si pjesë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimit rajonal.

Me këtë miratohet Deklarata e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor për Integrimin e Romëve në procesin e zgjerimit në BE nga të cilat ne bëjmë një angazhim për të vazhduar dhe përmirësuar përpjekjet për barazi të plotë dhe integrim të romëve, veçanërisht përmes implementimit dhe përcjelljes së konkluzioneve të përbashkëta të Seminareve të Romëve, si vijon:

1. Zotohen për arritjen e objektivave të mëposhtëm:

a. Punësimi: Rritja e shkallës së punësimit të romëve në sektorin publik në shkallën proporcionale të pjesëmarrjes të romëve në popullsinë e përgjithshme; Rritja e shkallës së punësimit midis romëve të paktën 25 përqind;

b. Strehimi: Kudo që të jetë e mundur, të legalizohen të gjitha vendbanimet joformale ku jetojnë Romët; ose të sigurohet strehim i përhershëm, i mirë, i përballueshëm dhe jo të segreguara për Romët që aktualisht të jetojnë në vendbanime joformale që nuk mund të legalizohen për arsye të justifikuara;

c. Edukimi: Rritja e nivelit të regjistrimit dhe përfundimit të arsimit fillor të romëve në 90 përqind, dhe regjistrimi dhe shkalla e përfundimit të arsimit sekondar të romëve në 50 përqind;

d. Shëndeti: Sigurimi i mbulimit universal të sigurimit shëndetësor në mesin e romëve të paktën 95 përqind ose me normën e barabartë për pjesën tjetër të popullatës;

e. Regjistrimi civil: të sigurohemi që të gjithë romët të jenë të regjistruar në regjistrat civilë.

f. Mosdiskriminimi: Të forcohen strukturat e qeverisë për të mbrojtur kundër diskriminimit dhe të vendoset një nën-divizion specifike për mosdiskriminimin e romëve brenda organeve zyrtare të mosdiskriminimit për të përpunuar ankesat nga romët, të ofrojnë mbështetje ligjore për të viktimat dhe të identifikohen skemat e diskriminimit, përfshirë diskriminim institucional dhe i fshehur;

2. Merret përsipër të përdorën të dhënat në dispozicion (përfshirë rezultatet të Anketës Rajonale të Romëve të Ballkanit Perëndimor 2017) për të formuluar politika të bazuara në prova për integrimin e romëve, dhe angazhohen për krijimin e një mekanizmi të duhur për monitorim dhe raportimi mbi zbatimin e politikave rome;

3. Sigurimi i forcimit dhe mbështetjes ndaj Pikave Kombëtarë të Kontaktit të Romëve si një mekanizëm gjithëpërfshirës për koordinimin dhe zbatimin e objektivave;

4. Pajtohemi për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar standarde rajonale për buxhetimin publik lidhur me integrimin e romëve për rrjedhën kryesore dhe politikat e synuara, përdorimi dhe rritja e buxhetimit publik, si qendror ashtu edhe lokal, që të arrij deri te komunitetet rome për të arritur objektivat e lartpërmendur, përdorimi i financimit të donatorëve në dispozicion, përfshirë Instrumentin e Para-anëtarësimit, për të avancuar statusin e romëve;

5. Angazhimi për krijimin e kanaleve dhe mekanizmave zyrtarë për përfshirje të përbashkët të qeverive lokale dhe komunitetet të romëve në formulimin e politikave, vendimmarrjes, zbatimin dhe monitorimin e përpjekjeve të ndërmarra që të arrihen objektivat e kësaj deklarate.

Secila prej palëve do të zbatojë këtë Deklaratë deri në datën që shteti të bëhet vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Deklarata e plotë është e publikaur në këtë link: https://www.rcc.int/docs/464/declaration-of-western-balkans-partners-on-roma-integration-within-the-eu-enlargement-process