Sfidat në Universitet


Sfidat në Universitet

Ekipi i Projektit KOSINT 2020 ka mbajtur një diskutim publik në lidhje me sfidat e studentëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Universitetin publik të Kosovës. Në këtë diskutim publik morrën pjesë, përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë komunal dhe studentë nga rradhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Gjithashtu, në këtë diskutim publik hulumtimi mbi sfidat e studenteve në universitet nga Roma Versitas paraqet këtë situate e cila dhe ështe disktuar.

Gjatë diskutimit publik u disktuan temat e më poshtme:

  • Diskriminimi në universitet dhe diskriminimi nga profesorët. Për këtë cështje do të diskutohet gjatë 2019, edhe të rishiqohet Udhëzimi Administrativ.
  • Të ketë dhe studentë nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si përfaqësues në komunitetet studentore.
  • Duhet të hulumtohet se të diplomuarit ku punësohen dhe të paraqiten sukseset e tyre. Këto të bëhen publike që të japin kurajo për të tjerët.
  • Të bëhet një fact sheet për numrin e studentëve të regjistruar në universitete.
  • Në lidhje me bursa, të ketë edhe bursa socio-ekonomike dhe jo vetëm me notë të lartë, për tju dhënë qasje në studime edhe studentëve të tjerë. Cdo projekt në lidhje me bursa, është në bazë të meritës, mirëpo duhet të ju ipet mundësi edhe atyre me notë mesatare 7.00.
  • Universiteti dhe MASHT nuk lejon që të ulet nota. Mirëpo OJQ mund të ju drejtohen MASHT me një kërkesë që se paku të ulet nota mesatare në 7.00.
  • Partitë politike nuk duhet të përfshihen për të dërguar lista të studentëve për të marr bursa, pasi ata përfshijnë edhe shqiptarët, dhe ju mohohet e drejta e studentëve të komuniteteve të përfitojnë.
  • Të propozojmë që në komisionet e bursave të ketë edhe pjestarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për trasnparencë më të madhe.
  • Të verifikohen personat që deklarohen si pjestarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, që të mos keqperdorin kuotën.
  • Studentët që regjistrohen në mënyrë të rregullt me meritë nga komunitetet, mos të futen si pjesë e përmbushjes së kuotës dhe t’ju japin rast studentëve të tjerë që duan të regjistrohen bazuar në numrin e kuotës.
  • Lidhur për orientim në karierë është diskutuar të targetohen nxënësit e klasave të 12-ta. Mirëpo është sygjeruar që orientimi në karierë të filloj edhe në klasat më të. Të ketë edhe për nxënës të klasës së 7-9 për shkolla profesionale të mesme, pasi jo të gjithë zgjedhin të shkojnë në fakultet.