Takim pune i organizuar nga RIO me organizata të shoqërisë civile nga rajoni


Takim pune i organizuar nga RIO me organizata të shoqërisë civile nga rajoni

Me 26-28 shkurt 2019 ekipi i Projektit KOSINT 2020 po përfaqëson Kosovën në takimin rajonal që po zhvillohet në Beograd me pjesëmarrjen e ekipit të veprimit të RCC dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, dhe Turqia.

Takimi, i organizuar në formën e punëtorisë interaktive, është i organizuar nga Roma Initiatives Office (RIO) në kuadër të Roma Integration 2020 (RI2020).

Kjo punëtori u bazua në fazën e re të integrimit te romëve në shoqëri dhe ndikimi i përmirësimit të zbatimit të politikave në procesin e integrimit në BE. Për më tepër, u diskutua komunikmi strategjik për secilin shtet, dhe mundësite për bashkëpunim mes shteteve për një komunikim më të mirë.