Takim pune i organizuar nga RIO me partnerët e shoqërisë civile nga rajoni


Takim pune i organizuar nga RIO me partnerët e shoqërisë civile nga rajoni

Ekipi i Projektit KOSINT 2020 po përfaqëson Kosovën në takimin rajonal që po zhvillohet në Vienë me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile që punojnë me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, dhe Turqia.

Takimi, i organizuar në formën e punëtorisë interaktive, është i katërti me radhë që organizohet nga Roma Initiatives Office (RIO) në kuadër të Roma Integration 2020 (RI2020) me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur.

Kjo punëtori u bazua në punën e bërë gjatë vitit të kaluar dhe shkëmbimin e eksperiencave midis OSHC-ve.

Për më tepër, fokusi kryesor i punëtorisë ishte zhvillimi i një mirëkuptimi të përbashkët rreth elementëve për një fushatë të re avokuese bazuar në strategjinë e re të RIO.