Takime sektoriale të organizuara nga ZQM


Takime sektoriale të organizuara nga ZQM

Zyra për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit në vazhden e takimeve sektoriale në bazë të Strategjisë dhe Planit të veprimit për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021 organizoi takime sektoriale me zyrtarë të ministrive relevante, pikat fokale të këshillit të bashkëpunimit rajonal dhe me shoqërinë civile në lidhje me zbatimin e aktoiviteteve të sektorit të Punësimit dhe Mirëqenies Sociale, Shëndetësisë dhe Banimit të Strategjisë dhe Planit të veprimit për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021.

Qëllimi i takimeve është të bëhet koordinimi i zbatimit të aktiviteteve të secilit sektor, përmes ndarjes së informacioneve, ngritja e bashkëpunimit dhe koordinimit si mes institucioneve ashtu edhe më shoqërisë civile, për një zbatim me efikas të Strategjisë dhe Planit të veprimit.

Gjatë takimeve është diskutuar që ZQM është në përfundim të raportit të vitit 2018 për zbatimin e strategjisë. Të dhënat janë siguruar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

ZQM, për tu informuar më mirë me gjendjen në terren, në bashkëpunim me MAPL kanë vizituar 18 komuna, përkatësisht Zyret për Komunitete dhe Kthim. Këto takime ishin të rëndësishme për të vlerësuar zbatimin real të planit të veprimit lokal për Strategjinë për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021 dhe sfidat që secila komunë ballafaqohet gjatë zbatimit. Secila komunë ka planin e veprimit lokal dhe ka krijiar komitetin komunal. Këto komitete janë krijuar për të mbledhur të dhënat e të gjitha drejtorateve të komunës në një vend dhe për të raportuar. Gjithashtu, MAPL do ta publikoj një raport më specific për nivelin lokal.

Zyrtarët e ministrive raportuan për zbatimin e aktiviteteve sipas planit të veprimit, të arriturat dhe ngecjet e hasura gjatë vitit 2018. Gjithashtu, anëtarët e shoqërisë civile dhanë kontributin e tyre me informata nga terreni.

Në fund, u pajtuan të gjithë së ka përmirësime dhe zbatim të mirë të strategjisë, mirëpo akoma duhet më shumë punë për përfshirje të komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare.