Tryeza e OSHC-ve për qendrat mësimore


Tryeza e OSHC-ve  për  qendrat mësimore

Qëndrim i përbashkët i organizatave të shoqërisë civile pas tryezës së diskutimeveme OSHC për funksionimin e qendrave mësimore / klasave të mësimit plotësues

Duke qenë të vetëdijshëm për numrin emadh të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilët ballafaqohen çdo ditë me sfida të shumta në arritjen e rezultateve të duhura në shkollë, dhe për shkallën e lartë të braktisjes së shkollimit si pasojë e këtyre sfidave, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga mbarë Kosova u mblodhën më 15 mars 2017 në Prishtinë, me ftesë të projektit “Iniciativa e Kosovës për Përfshirje – KOSINT 2020” dhe projektit “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN”, për të diskutuar rreth funksionimit të qendrave mësimore apo klasavetë mësimit plotësues, të cilat ofrojnë mësim shtesë për nxënësit që kanë rezultate të ulëta në shkollë dhe aktivitete të tjera për fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe për grupe të tjera në nevojë.

Tryeza e diskutimeve u organizua bashkërisht nga projektet KOSINT 2020 dhe KEEN, ku pjesëmarrësit përfshinin partnerët implementues të këtyre projekteve, organizatat anëtare të rrjeteve të tyre përkatëse, si dhe përfaqësues të organizatave të tjera që punojnë në çështje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Në këtë tryezëu parashtruan shkaqet kryesore të situatës së tanishme, siç janë varfëria e thellë, niveli shumë i ulët i vetëdijes së prindërve për rolin dhe rëndësinë e arsimit, shkalla e lartë e papunësisë së prindërve etj. Pjesëmarrësit sollën përvojën e tyre në punën e gjatë me qendrat mësimore dhe klasat e mësimit plotësues, duke vënë në pah arritjet e deritanishme krahas sfidave që ende ekzistojnë, ku pengesa kryesore ështëmungesae një forme të mbështetjes institucionale e cila do të siguronte qëndrueshmërinë e këtij sistemi të mbështetjes së shtuar për fëmijët. Duke theksuar domosdoshmërinë e tejkalimit tëkëtyre sfidave, pjesëmarrësitparashtruan vështirësitë me të cilat përballen në punën e tyre, dhe ofruan rekomandime rreth modaliteteve të cilat do të siguronin funksionimin e duhur dhe mbarëvajtjen epunës në qendrat mësimore dhe klasat e mësimit plotësues.

Si rezultat i diskutimeve mjaft intensive, të hapura dhe të drejtpërdrejta, pjesëmarrësit dolën me një konstatim të përbashkët që arsyeja kryesore për ngecje në shumë aspekte të funksionimit të qendrave mësimore dhe klasave të mësimit plotësues është mungesa e pajtueshmërisë mes OSHC-ve lidhur mepërcaktimin e njëqasjeje të njësuar për funksionimin e qendrave mësimore dhe klasavetë mësimit plotësues. Ky konstatim përbën pikënisje pozitivepër përcaktimin e formës së mbështetjes institucionale në këtë drejtim.

Organizatat pjesëmarrëse në tryezën e diskutimeve ranë dakord që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive drejt vendosjes së modaliteteve për garantimin e funksionimit efikas dhe të qëndrueshëm të qendrave mësimore dhe klasave të mësimit plotësues. Konkretisht, përfaqësuesit e këtyre OSHC-ve u pajtuan për angazhim të përbashkëtpër hartimin e një akti nënligjor, në formën e Udhëzimit Administrativ, ku duke u bazuar në ligj të cilësohen qartë elementet e mëposhtme në lidhje me qendrat mësimoreapo klasat e mësimit plotësues, si dhe çdo aspekt i ndërlidhur me to:

  1. Emërtimi
  2. Përmbajtja e programevetë punës
  3. Kriteret për angazhimin e personelit, përshkrimi i detyrave të tyre dhe kualifikimet
  4. Financimi dhe kompensimi i personelit
  5. Proceduratpër mbarëvajtjen e punës
  6. Vlerësimi i punës.

Organizatat e mëposhtme zotohen që bashkërisht t’u përmbahen këtyre angazhimeve, dhe brenda një afati kohor tremujor (jo më larg se 15 qershor 2017)të përgatisin një dokument të përbashkët si propozim për Qeverinë e Republikës së Kosovës:

  • Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)
  • Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  • Terre des Hommes (Tdh)
  • Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)
  • Balkan Sunflowers Kosova (BSFK)
  • Roma & Ashkalia Documentation Center (RADC)
  • Syri i Vizionit
  • The Ideas Partnership (TIP)
  • Advancing Together
  • Health for All
  • Nevo Koncepti
  • Vision 02
  • Iniciativa 6
  • Bethany Christian Services (BChS)
  • BRAN
  • People in Need (PIN)
  • Caritas Kosova
  • Durmish Aslano
  • Students Helping Life Kosova (SHL Kosova)
  • Kosovo Agency for Advocacy and Development (KAAD)
  • Rjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK)