KEC

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Qendra për Arsim e Kosovës është ndër OJQ-të më të njohura të fushës së arsimit në Kosovë, me përfshirje aktive në zhvillimin e politikave nacionale në fushën e arsimit dhe punësimit, si dhe politika të veçanta arsimore në lidhje me komunitetet rom, ashkali, egjiptian. KEC ka ekspertizë të thellë në zhvillimin e politikave, përfshirë planifikimin buxhetor, si në nivel nacional ashtu edhe në nivel lokal, dhe ka ofruar këshillim për Qeverinë e Kosovës në përpunimin dhe hartimin e politikave madhore të arsimit.

Eksperienca e KEC-it në fushën e arsimit ka për qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së tij përmes programeve dhe projekteve të ndryshme të trajnimit, dhe më gjerë. Gjithashtu, KEC merr përsipër dhe zhvillon hulumtime të ndryshme të karakterit aplikativ, nga fushat e arsimit dhe shkencës. Rekomandimet që rezultojnë nga këto analiza dhe hulumtime shërbejnë për hartimin dhe zhvillimin e strategjive të ndryshme në arsim, ku bën pjesë edhe Plani për Strategjinë e Arsimit në Kosovë.

https://www.facebook.com/QendraperArsimeKosoves/

http://kec-ks.org/