Integrimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor në Kosovë në vitin 2018


Integrimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor në Kosovë në vitin 2018

Prishtinë, me 22 shkurt, është bërë prezantimi i raportit “Integrimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor në Kosovë në vitin 2018”. Pjesëmarrës në këtë prezentim ishin zyrtarë të MASHT, zyrtarë të nivelit komunal dhe shoqëria civile që ndihmojnë në përmirësimin e përfshirjes në arsim të nxënësve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ky raport është përgatitur si një përpjekje për të ndjekur zbatimin e Strategjisë së integrimit të komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare (2017-2021), me fokus të qartë në dimensionin e arsimit. Veç kësaj, raporti i monitorimit përfshin gjithashtu masat dhe aktivitetet e pjesëve të PSAK 2017-2021 për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian për periudhën 2017-2021.

Metodologjia e përdorur për këtë vlerësim është bërë duke u bazuar në të dhënat nga raportet dhe statistikat në dispozicion në nivel kombëtar dhe nivel komunal në njërën anë dhe të dhënat e mbledhura nga komunat dhe MASHT. Raportet që u analizuan për të mbledhur të dhëna për këtë vlerësim janë:

- Raportet statistikore të MASHT për vitin 2016, 2017 dhe 2018 (të cilat dalin na divizioni SMIA);

- Raporti i KOSINT për Qendrat eMësimorei përgatitur në vitin 2018;

- Raportet e brendshme nga Divizioni për Komunitete për aktivitetet e kryera;

Sa i përket pjesëmarrjes së nxënësve nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në nivele të ndryshme të arsimit, duhet të vihet në dukje se shifrat duhet të merren parasysh në dritën e mungesës së të dhënave për parashikimet e popullatës. Pjesëmarrja e studentëve nga këto komunitete (veçanërisht ashkalinjtë dhe egjiptianët) duket të jetë një prirje shumë premtuese. Numri i studentëve nga komunitetet ashkali dhe egjiptiane ka shënuar rritje në të gjitha nivelet e arsimit. Ndërkaq, numri i nxënësve nga komuniteti rom ka pas gjithashtu një rritje në të gjitha nivelet, me përjashtim të klasave 1-9 (fillore dhe të mesme të ulëta).

Të dhënat nga MASHT kanë treguar se ka pasur 75 studentë nga tre komunitetet të cilët janë regjistruar në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë në vitin akademik 2017/2018. Të dhënat nga viti akademik 2018/2019 nuk janë në dispozicion ende, por dihet se ofruesit e arsimit të lartë publik i kanë respektuar dispozitat për kuotat e rezervuara edhe gjatë këtij viti.

Rastet e braktisjes së shkollimit nga nxënësit të raportuara nga MASHT SMIA për dy vitet e fundit (2016/2017 dhe 2017/2018) të shkollimit ka rënë për të tre komunitetet. Nga gjithsej 119 nxënës të cilët braktisën shkollimin në vitet 2016/2017 numri u zvogëlua në 88 në vitet 2016/2017. Procesi i monitorimit të braktisjes së shkollimit nga nxënësit shoqërohet me defekt në menaxhimin dhe interpretimin e të dhënave në MASHT. Sistemi nuk ndjek në hollësi lëvizjet e nxënësve nga një komunë në tjetrën në rastet kur familjet shpërngulen.

Në lidhje me mbështetjen për të motivuar familjet që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe për ta vazhduar atë deri në fund, PSAK 2017-2021 ka paraparë një masë të ofrimit të bursave për nxënësit që shkojnë në shkollat e mesme. Të dhënat nga MASHT tregojnë se për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët vazhdojnë shkollimin e mesëm të lartë, janë ofruar gjithsej 600 bursa (secila 300 euro). Në vitin paraprak (2017), MASHT ka ofruar 507 bursa. Pra, ekziston një trend në rritje dhe kjo duket se vendoset nga disponueshmëria e financimit të donatorëve për këtë fond të bursave.

Raporti arrin në përfundimin se pjesëmarrja e nxënësve rom, ashkali dhe egjiptianë është shumë premtuese dhe se një trend pozitiv mund të vërehet. Përveç statistikave, takimet dhe intervistat me autoritetet komunale kanë treguar se situata po përmirësohet edhe në lidhje me interesin e familjeve për arsiminin e fëmijëve të tyre.

Puna e ardhshme duhet të orientohet drejt dimensionit të të nxënit të mësimit të nxënësve në mënyrë që të jemi në gjendje të përcjellim përparimin e nxënësve, përveç pjesëmarrjes. Kjo mund të përfshijë arsimimin në shkollë dhe në qendrat mësimore. Këto të dhëna mund të mblidhen në një farë mase edhe në kuadër të zbatimit të këtyre dokumenteve strategjike, me qëllim të vendosjes se në ç’masë janë arritur objektivat e integrimit dhe mësimit cilësor.

Raportin e plotë gjeni të publikuar në linkun më poshtë:

http://kosint2020.net/site/assets/files/1419/integrimi_i_komuniteteve_rom-_ashkali_dhe_egjiptian_ne_sistemin_arsimor_ne_kosove_ne_vitin_2018.pdf