Punëtoria për diskutimin e politikës të punësimit të Agjensisë së Punësimit të Republikës së Kosovës


Punëtoria për diskutimin e politikës të punësimit të Agjensisë së Punësimit të Republikës së Kosovës

Punëtoria për diskutimin e politikës të punësimit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës po mbahet në Durrës, ku po marrin pjesë grupi punuës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe organizatat e shoqërisë civile partnere të rrjetit të projektit KOSINT 2020.

Qëllimi i kësaj punëtorie është të inkorporohen komentet dhe kërkesat të Shoqërisë Civile në kuadër të politikës së punësimit, respektivishtë përfshirja e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkalinjë në kuadër të kësaj politike.

Kjo punëtori mbështetet në kuadër të programit KOSINT 2020 i cili mbështetet nga Open Sociaty Foundatation, Roma Iniciative.