Punëtoria Planifikuese KOSINT 2020


Punëtoria Planifikuese KOSINT 2020

Për të realizuar synimet e Projektit KOSINT 2020, partnerët implementues ftuan dhe pesë OJQ të tjera me eksperiencë në fushat e arsimit, punësimit dhe mirëqenies sociale sa i përket komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për të krijuar rrjetin KOSINT 2020.

Anëtarë të Rrjetit KOSINT 2020 janë:
KEC
BSFK
RAD Center
Syri i Vizionit
ROGRAEK
Health For All
Nevo Concepti
The Ideas Partnership
VoRAE

Anëtarë të Rrjetit KOSINT 2020 tashmë kanë punuar bashkë rreth hartimit të Planit të Punës së projektit dhe kanë vendosur Rregullat e Procedurës për Këshillin e Rrjetit. Rrjeti do të zgjerojë impaktin e secilës organizatë dhe do të garantojë shtrirje më të gjerë të aktiviteteve në drejtim të monitorimit dhe avokimit për çështje të komuniteteve.