Takim pune i organizuar nga Zyra e Iniciativave Rome me partnerët e shoqërisë civile nga rajoni


Takim pune i organizuar nga Zyra e Iniciativave Rome me partnerët e shoqërisë civile nga rajoni

Takimi i punës u mbajt në Vjenë me 5-7 prill 2017, ku u mblodhën partnerët e tanishëm dhe të ardhshëm për Fondin e Shoqërisë Civile për Integrimin e Romëve 2020 nga të gjitha vendet pjesëmarrëse të rajonit: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Ky takim ishte i pari nga një seri seminaresh që do të zhvillohenpër koordinimin e përpjekjeve të shoqërisë civile në vendet e përkatese. Qëllimet e takimit të parë ishin:

  • Dakordimi mbi standardet minimale për transparencë, përfshirje dhe vetë-përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të OSHC-ve në ngjarjet e Integrimit të Romëve 2020 të organizuara nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC);
  • Diskutim mbi metodologjitë e punës dhe pajtimi për standardet minimale për konsultim dhe validim të rezultateve;
  • Dakordimi për nismat e përbashkëta dhe hapat e ardhshëm

Ky takim pune shërbeu si mënyrë për partnerët e Fondittë Shoqërisë Civile për Integrimin e Romëve 2020 që të takohen me njëri tjetrin, të mësojnë rreth mjediseve dhe sfidave të reja, si dhe qasjeve inovative për të promovuar përfshirjen e romëve. Punëtoria ndihmoi në krijimin e partneriteteve brenda vendeve dhe në të gjithë rajonin.