Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM)

Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM)

  • Ofron këshilla për Kryeministrin dhe njësitë përkatëse të ZKM-së, në sferat e qeverisjes së mirë, të të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;
  • Mbikëqyrë dhe këshillon Ministritë në sferat e qeverisjes së mirë, të drejtave të njeriut, në mundësitë e barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;
  • Harton politika në sferën e qeverisjes së mirë, në sferën e të drejtave të njeriut, në mundësitë e barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;
  • Shqyrton politikat e veprimit, projekt - legjislacionin e përgatitur nga organet qeveritare në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut në fuqi dhe të praktikave të qeverisjes së mirë në bashkëpunim me Zyrën Ligjore dhe këshillon e i jep rekomandime Kryeministrit dhe ministrive përkatëse në përputhje me rrethanat;
  • Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave të komunikimit me publikun dhe të projekteve të tjera promovuese për të nxitur vetëdijesimin e popullatës mbi standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, transparencës, etikës dhe llogaridhënies në administratën publike, qeverisjen e mirë, mundësitë e barabarta, kundër diskriminimi dhe parimet tjera të qeverisjes demokratike;
  • Konsultohet me përfaqësuesit e grupet e ndryshme të interesit dhe sipas nevojës krijon organe këshillëdhënëse për shqyrtimin e qeverisjes së mirë, për të drejtat e njeriut, për mundësitë e barabarta dhe çështjet kundër diskriminim;
  • Koordinon procesin e hartimit të politikave për përfshirje të shoqërisë civile në politikbërje dhe vendimmarrje, dhe përkrah bashkëpunimin qeveri – shoqëri civile;
  • Koordinon procesin e krijimit të sistemit të mbikëqyrjes dhe të raportimit për përfshirje të shoqërisë civile;
  • Siguron fuqizimin e bashkëpunimit, parteritetit, bashkërendimit të veprimeve
    dhe gjithpërfshirjes ndërmjet institucioneve të qeverisë dhe shoqërisë civile, me qëllim të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në të mirë të qytetarëve;
  • Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së nëpunësve civilë dhe publikut për qytetari aktive dhe demokraci pjesëmarrëse;
  • Monitorimi i hartimit dhe zbatimit të dokumenteve Strategjike kundër korrupsion, përcjellja e aktivitetet kundër mashtrimit dhe korrupsionit në Degën e ekzekutivit, si dhe vetëdijesimin i nëpunësve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit;
  • Zyra për Qeverisje të Mirë shërben si Sekretariat dhe Njësi koordinuese për trupa dhe mekanizma të ndryshëm Qeveritar, dhe shërben si Sekretariat i disa këshillave dhe komiteteve nacionale në fushën e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë.

http://zqm.rks-gov.net/