Nevo Koncepti (NVK)

Nevo Koncepti (NVK)

OJQ “Nevo Koncepti ” (NVK) është themeluar në nëntor të vitit 2014.

“Nevo Koncepti” është organizatë joqeveritare e cila angazhohet për përmirësimin e gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në fushën e arsimit dhe në fushat tjera, që ndikojnë në mirëqenien e përgjithshme të tyre. “Nevo Koncepti” arrin këtë qëllim përmes ndërgjegjësimit, ngritjes së kapaciteteve dhe avokimit.

“Nevo Koncepti” punon me fëmije, të rinjë dhe familje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe me institucionet lokale dhe qendrore, OSHC-të vendore dhe ndërkombëtare dhe palët tjera me interes.

Vizioni:

Integrimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në të gjitha sferat e jetës dhe kontribues të barabartë në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

https://www.facebook.com/Nevo-Koncepti-1028036650601549/