Diskutim Publik në Prizren


Diskutim Publik në Prizren

KOSINT ka realizuar diskutimin publik në komunën e Prizrenit me përfaqësuesit e komuniteteve rom egjiptian dhe ashkalinjë, mbi çështjet e banimit dhe legalizimit në lagje dhe vendbanimet e banuara me numër më të madh të komuniteteve rom egjiptian dhe ashkalinjë, mbi çështjen e punësimit, buxhetit dhe të legalizimit të vendbanimeve. Gjatë këtij diskutimi të pranishëm kanë qenë Drejtori i zyrës së Punësimit, Zyrtari i qendrës për aftësim profesional (QAP) përfaqësuesit i zyrës së komuniteteve dhe përfaqësues të drejtorisë të urbanizmit.

Gjatë këtij diskutimi janë shprehur të gjitha kërkesat e komuniteteve në këto tri fusha, ku së pari përfaqësuesit institucional kanë folur për mekanizmat dhe politikat e institucioneve dhe me pas së bashku me komunitetin janë trajtuar të gjitha kërkesat dhe prioritetet që kanë adresuar komunitetet, madje gjatë këtij diskutimi zyra për urbanizëm ka pranuar që tash e pothuajse dy vite nuk kanë trajtuar kërkesa për legalizimin e pronave për shkak të mungesës së stafit adekuat në kuadër të kësaj drejtorie, gjë që ka shkaktuar shqetësime tek banorët pasi nuk janë tash e sa kohë në pritje të legalizimit për të cilën është përgjegjësi e komunës.

Këto diskutime publike janë duke u realizuar në kuadër të programit KOSINT, të mbështetur nga RIO dhe të implementuar nga partnerët Syri I Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE.