KOSINT organizoi Tryezën për "Sfidat e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë"


KOSINT organizoi Tryezën për "Sfidat e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë"

KOSINT organizoi Tryezën për "Sfidat e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë" ku pjesëmarrës ishin këshilltarë dhe përfaqësues Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës këshilltar nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, përfaqësues të komunave të ndryshme të Kosovës dhe shoqëria civile.

Fjala hyrëse / Rëndësia e Procesit të Legalizimit të Ndërtimeve pa Leje

- Driton Tafallari – Këshilltar i Ministrit - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës:

I cili theksoi se legalizimi i pronave është një nga problematikat më të mëdha në 20 vitet e fundit. Mungesa e stafit në komuna sa i përket kësaj fushe e ka rënduar procesin dhe ka neglizuar shumë faktor për tu qasur më konkretisht në këtë problematikë.

Është esenciale të ndryshoj edhe ligji edhe të kemi kauza të tilla për ta ndryshuar gjendjen. Pasi si ministri nuk mund ta dijmë se si është gjendja pa u informuar nga akteret e jashtëm sic është edhe OJQ e juaja.

Muharrem Asllani – Këshilltar i Ministrit – Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal

I cili theksoi se: “Kjo OJQ është më shumë se ministri”, pasi puna e saj është e pa kusht dhe e pa krahazueshme në trajtimin e problematikave të komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe më gjerë.

Është shqetësuese si temë dhe duhet të kemi një qytetari aktive që të shtyjmë procese të tilla të mëdha përpara. Kemi një qalim sa i përketë edhe funksionimit të zingjirit të pushtetit lokal dhe atij qendror që të inicohet legalizimi i pronave.

Prezentimi i të gjeturave dhe rekomandimeve të dala nga Raporti për "Sfidat e Procesit të Procesit të Legalizimit" u bënë nga ekspertja Drita Shabani – Njohëse e fushës së banimit dhe ndërtimit,

E cila theksoi se: aplikimi për regjistrimin e objekteve në Regjistrin e Ndërtimeve pa Leje nga shumica e qytetarëve u kuptua si legalizim i tyre. Në shumë raste ata nuk e dinin që duhet të aplikonin sërish për legalizim dhe kjo ishte një lloj humbje e interesit për legalizimin e objekteve të tyre.

Në pesë tryezat e realizuara për procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje u konfirmua fakti që një grup i qytetarëve nuk kanë aplikuar për të legalizuar ndërtimin si pasojë e situatës ekonomike – varfërisë.

Tryeza përmbledhëse rikonfirmoi faktin që procesi i trajtimit të ndërtimeve pa leje ka mbetur larg përfundimit dhe u përkujtuan sfidat, aktivitetet e ndërmarra nga niveli qendror dhe lokal dhe çka mbetet për tu bërë për përfundimin e këtij procesi.

Në vazhdim u prezentuan edhe përmbajtja e prezantimit të të gjeturave nga 5 tryezat:

• Të gjeturat nga tryeza në Prishtinë,

• Të gjeturat nga tryeza në Gjakovë,

• Të gjeturat nga tryeza në Fushë Kosovë,

• Të gjeturat nga tryeza në Ferizaj,

• Të gjeturat nga tryeza në Prizren,

• Sfidat e përbashkëta: Prona, Planet hapsinore-urbane, kushtet e evakuimit, aspekti social në procesin e legalizimit dhe;

• Përfundimet dhe rekomandimet nga tryezat.