MAPL me thirrje për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetet joshumicë, KOSINT trajnon ekipet lokale


MAPL me thirrje për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetet joshumicë, KOSINT trajnon ekipet lokale

Projekti KOSINT i zbatuar nga OJQ-të Syri i Vizionit, Balkan Sunflowers Kosova, Zëri i Romve, Ashkalive dhe Egjiptianve, dhe RADC kanë organizaur takim me liderët e ekipeve lokale lidhur me thirrjet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal-MAPL në lidhje me financimin e ndërtimit dhe renovimin e shtëpive për komunitete jo-shumicë.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka shpallur “Thirrjen Publike për ndërtimin e shtëpive për pjesëtaret e komuniteteve jo shumicë në komuna për të cilët ndihma është e nevojshme” me qëllim të i’u krijohen kushte normale për jetesë, duke ndarë 2 milionë euro. https://mapl.rks-gov.net/shpallje.../thirrje-per-propozime/

Gjithashtu, MAPL ka shpallur “Thirrjen Publike për renovimin e shtëpive/banesave për pjesëtaret e komuniteteve jo shumicë në komuna për të cilët ndihma është e nevojshme” për familjet apo individëve të cilët për shkaqe sociale dhe ekonomike jetojnë në kushte të vështira, ku janë ndarë 1 milion euro, ku shuma maksimale që mund të përfitoj një aplikues për renovim të shtëpisë/banesës është 5 mijë euro.

Ekipet lokale të KOSINT në këtë takim kanë shqyrtuar thirrjen, dokumentet e nevojshme dhe aplikacionin që duhet të plotësohen nga qytetarët që të përfitojnë nga këto financime.

Më pas këto ekipe do të informojnë qytetarët e komunave të ndryshme për mundësinë e financimit dhe gjithashtu do t'iu asistojnë në kompletimin e dosjes.

Aplikimi do të jetë i hapur nga data 20.04.2023 deri me datë 12.05.2023 dhe aplikimi mund të bëhet në mënyrë fizike dhe me postë, përderisa aplikacioni mund të shkarkohet nga faqja e MAPL-së.