Prezantimi i Raportit për vitin 2022 për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 nga ZQM


Prezantimi i Raportit për vitin 2022 për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 nga ZQM

Në kuadër të projektit KOSNT, Zyra për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatat partnere implmenetuese Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Syri i Vizionit, Balkan Sunfloëers Kosova, dhe RADC, të enjten kanë mbajtur takimin sektorial me ministritë e linjës dhe shoqërinë civile që punojnë dhe përkrahin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Në këtë takim është prezentuar Raporti për vitin 2022 për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe Plani i veprimit 2022-2024 e hartuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë /Zyra e Kryeministrit.

Në takim ishin prezent Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (Agjencinë për Punësim ), Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Akademia e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Instituti i Kosovës për Administratë Publike si dhe shoqëria civile që punojnë dhe përkrahin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Gjatë takimit është vlerësuar gjendja aktuale e zbatimit të strategjisë 2022 dhe janë identifikuar sfidat dhe masat që duhet të ndërrmirren për vitin 2023 në Arsim, Punësim, Shëndetësi, Banim dhe Anti-Diskriminim.