Thirrje për implementimin e "Udhëzimit Administrativ" (19/2018)


Thirrje për implementimin e "Udhëzimit Administrativ" (19/2018)

Me datë 3 dhjetor, 2019 pranë objektit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë – MAShT nga Organizatat e shoqërisë civile të cilat menaxhojnë Qendrat Mësimore, është organizuar një thirrje si Iniciativë Avokuese për shtyerjen e implementimit të "Udhëzimit Administrativ" (19/2018) për regjistrimin dhe funksionimin e qendrave mësimore.

Kjo thirrje ka pas për qellim t'ia rikujtoj Ministrit të Arsimit z. Bytyqit premtimet të cilat nuk i ka realizuar sipas datës së afatit të përcaktuar me UA të cilin udhëzim vetë Ministri e ka nënshkruar me 7 dhjetor 2018 (19/2018). Duke qenë se ky udhëzues nuk është shpërndarë brenda datës së afatit të përcaktuar, qendrat e mësimit shtesë janë duke u përballuar me një sërë sfidash për shkak të mungesës së financimit dhe nenglizhencës së përgjegjësive institucionale.

Qytetarët që iu bashkuan kësaj thirrje si dhe të gjithë tutorët e qendrave mësimore sot kanë kërkuar nga MAShT që në mënyrë urgjente të nxjerrin (Udhëzuesin e Regjstrimit të këtyre Qendrave Mësimore) dhe rrjedhimisht të hap procesin zyrtar për regjistrimin e Qendrat ët Mësimit Shtesë dhe në të njejtën kohë të publikoj thirrje për subvencione financiare siç përcaktohet në buxhetin vjetor të qeverisë së Kosovës.