Diskutim Publik lidhur me çështjen e politikave të banimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë


Diskutim Publik lidhur me çështjen e politikave të banimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë

Prishtinë, 29 maj 2019 u organizua një diskutim publik nga projekti KOSINT 2020 lidhur me çështjen e politikave të banimit në lidhje me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Pjesë e panelit për të diskutuar për këtë çështje ishin njohës të mirë të fushës që përfshinë:
-Znj. Keriman Sadikaj, Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Kryeministrisë;
-Znj. Merita Dalipi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë;
-Znj. Violeta Thaqi, VoRAE udhëheqëse e programit të banimit.

Pjesëmarrës tjerë anëtarë të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e banimit dhe zyrtar të komunave.

Nga panelistët u prezentua situate se si është në terren dhe kushtet e vështira që përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian sa i përket banimit, infrastrukturës përcjellëse dhe dokumentacionit. Përveq, situatës në terren u prezantua edhe baza ligjore dhe strategji të ndryshme që prekin çështjen e banimit.

Për secilën nga pikat diskutuan edhe pjesëmarrësit e tjerë, dhe secili dha informata nga eksperienca e tyre.
Në fund të takimit, të pjesëmarrësit dolën me një qasje të përbashkët në lidhje me hapat e ardhshëm dhe rekomandime që duhet të ndërmerren për të avokuar në këtë fushë.

  • Të punohet në funksionalizimin e një databaze ndër-qeveritare, e cila ekziston, ku do të regjistroheshin të gjitha rastet që kanë nevojë për banim, të gjitha rastet ku kanë ndërtuar shtëpi/ banesa në secilën komunë. Kjo databazë do të ndihmoj në identifikimin e rasteve, zvogëlimin e manipulimeve, nuk do të lëjonte duplifikimin e kërkesave, dhe bazuar në kriteret që do të plotësohen identifikimin e rasteve prioritare. Databaza do të plotësohej nga komunat dhe ministritë që mirren me këtë çështje.
  • Një tjetër çështje e rëndësishme që u diskutua është që secila komunë të ketë një zyrtar për banim, që do të ishte si urëlidhëse mes komunës, qeverisë dhe OSHC, dhe gjithashtu do të plotësonte databazën nëse do të funksionalizohet.
  • Të diskutohet me Ministrinë e Financave për të shtuar një nën-kod buxhetor në lidhje me banimin social.
  • Komunat të hartojnë plan tre vjeqar të banimit.
  • Rritja e bashkëpunimit mes ministrive, komunave dhe OSHC-ve që bëjnë ndërtim të banimit, në raportim të rasteve të ndërtimit.
  • Dokumentacioni pronësor mbetet një ndër çështjet më problematike, pasi shumë raste nuk kanë dokumente të pronës, apo prona është blerë pa transferim të pronarëve, etj.

Banimi është një ndër çështjet më të rëndësishme, pasi nëse një familje nuk ka banim të mirë, kjo ndikon në mirëqenien dhe shëndetin e familjes, arsimimin dhe punësimin. Andaj duhet të ketë bashkëpunim më të madhë që banimi të sigurohet për të gjithë qytetarët e Kosovës.