Diskutim Publik në Fushë Kosovë


Diskutim Publik në Fushë Kosovë

KOSINT ka realizuar diskutimin publik në komunën e Fushë Kosovës me përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, mbi çështjet e banimit dhe legalizimit në lagje në vendbanimet e banuara me numër më të madh të komuniteteve rom egjiptian dhe ashkalinjë, mbi çështjen e punësimit, buxhetit dhe të legalizimit të vendbanimeve.

Gjatë këtij diskutimi janë shprehur të gjitha sfidat e komuniteteve në këto tri fusha, dhe u janë dhënë këshilla nga përfaqësuesit e KOSINT se si anëtarët e komuniteteve do të duhej të angazhohen dhe organizohen për prioritizimin dhe realizimin e kërkesave të tyre në komunën ku jetojnë. Këto kërkesa do të dorëzohen edhe të zyrtarët përgjegjës të komunës.

Këto diskutime publike janë duke u realizuar në kuadër të programit KOSINT, të mbështetur nga RIO dhe të implementuar nga partnerët Syri i Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE.