Diskutim Publik në Gjakovë


Diskutim Publik në Gjakovë

KOSINT ka realizuar diskutimin publik në komunën e Gjakovës me përfaqësuesit e komuniteteve rom egjiptian dhe ashkali, mbi çështjet e banimit dhe legalizimit në lagje në vendbanimet e banuara me numër më të madh të komuniteteve rom egjiptian dhe ashkalinjë, mbi çështjen e punësimit, buxhetit dhe të legalizimit të vendbanimeve. Gjatë këtij diskutimi të pranishëm kanë qenë Drejtori i zyrës së punësimit, zyrtari i qendrës për aftësim profesional, zyrtarë për buxhet dhe financa, përfaqësuesit i zyrës së komuniteteve dhe të urbanizmit.

Gjatë këtij diskutimi janë shprehur të gjitha kërkesat e komuniteteve në këto tri fusha, ku së pari përfaqësuesit institucional kanë folur për mekanizmat dhe politikat e institucioneve dhe me pas së bashku me komunitetin janë trajtuar të gjitha kërkesat dhe prioritetet që kanë adresuar komunitetet, madje gjatë këtij diskutimi janë trajtuar dhe kërkesa direkt individuale mbi lehtësimin e kritereve për legalizim të cilat nga zyrtarët komunalë janë marr për tu trajtuar tutje në institucionet përkatëse.

Këto diskutime publike janë duke u realizuar në kuadër të programit KOSINT, të mbështetur nga RIO dhe të implementuar nga partnerët Syri I Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE.