Iniciativë avokuese në formë të ligjeratës "të kuptuarit dhe parandalimi i gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe stereotipeve"


Iniciativë avokuese në formë të ligjeratës "të kuptuarit dhe parandalimi i gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe stereotipeve"

Me 14 qershor, ekipi KOSINT 2020 organizoi iniciativën avokuese, me temën të kuptuarit dhe parandalimi i gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe stereotipeve me përfaqësuesit e Drejtorive Komunale të Arsimit, anëtarë të këshillave të shkollave (mësues, nxënës dhe prindër).

Iniciativa është organizuar si ligjeratë interaktive lidhur me njohjen e definicioneve të lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes, legjislacionin vendor e ndërkombëtar për të dy fushat, dallimin në mes nxitjes së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes dhe gjithashtu se si ato kuptohen dhe interpretohen nga legjislacione të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Përveç prezantimit në lidhje me temën, gjithashtu lexuam dhe diskutuam disa deklarata të jetës reale të dhëna nga viktimat e gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes. Për më tepër, gjithashtu u përdorën tre raste studimi ku pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe për t'i dhënë mendimet e tyre secili në grupin e vet.

Për të parë njohuritë e pjesëmarrësve në lidhje me lirinë e shprehjes, gjuhën e urrejtjes, nxitjen e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes para ligjeratës janë plotësuar pyetësorët bazë me nga pesë pyetje.

Pyetësorët zbuluan se shumica e pjesëmarrësve kishin mungesë të njohurive të përgjithshme në lidhje me temën.

Në pyetjen e parë: "Çfarë është gjuha e urrejtjes", 80% e respondentëve u përgjigjën gabimisht dhe vetëm 20% kishin përgjigjen e saktë.

Në pyetjen e dytë: "Çfarë është nxitja e urrejtjes", vetëm një nga respondentët pjesërisht dha një përgjigje të saktë.

Në pyetjen e tretë: "Çfarë është liria e të folurit", vetëm 30% e respondentëve e dhanë shprehimisht përkufizimin për lirinë e shprehjes, prej të cilëve vetëm dy prej e lidhën përkufizimin me legjislacionin ligjor.

Në pyetjen e katërt: "Çfarë është diskriminimi", shumica e respondentëve e dinin çfarë është diskriminimi, por vetëm dy prej tyre e lidhën përkufizimin me infrastrukturën ligjore.

Në pyetjen e fundit të pestë: "Çfarë është një krim i urrejtjes", vetëm një respondent pjesërisht e dha përgjigje të saktë, por nuk mund ta shpjegonte në mënyrë specifike atë dhe po ashtu nuk mundej ta ndërlidhte me legjislacionin ligjor ekzistues.