Punëtori “Buxhetimi i përgjegjshëm për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”


Punëtori “Buxhetimi i përgjegjshëm për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”

Me datën 8 dhe 9 tetor 2019, u mbajt punëtoria dy-ditore e organizuar në kuadër të projekti “KOSINT 2020” dhe RIO2020, lidhur me “Buxhetimin e përgjegjshëm për komunitetet Rom, Ashkali, dhe Egjiptian” Në këtë punëtori pjesëmarrës ishin përfaqësues nga të gjitha organizatat anëtarë të rrjetit KOSINT 2020.

Gjatë punëtorisë u diskutua cikli buxhetor duke përfshirë mekanizmat e planifikimit, aktorët, përmbajtja, afatet dhe hapësirat e ndërhyrjes nga përfaqësues të shoqërisë civile mund të ndikojnë në buxhetim.

Gjithashtu u analizaun Plani i Veprimit të Strategjisë për Përfshirje të komuniteteve Rom dhe Ashkali 2017-2021, masat konkrete të buxhetit të Kosovës, produktet, objektivat, alokimet dhe treguesit dhe krahasimi me programet buxehtore për arsim, punësim, mirëqenie sociale dhe banim, ku u vërejtën shumë mangësi të buxhetit në lidhje me objektivat nga Plani i Veprimit.

Produkte të kësaj punëtorisë dolën tre dokumente, arsimi i ulët, arsimi universitar, dhe përmbushja e kuotës së punësimit për të cilat duhet të avokojmë për alokim të buxhetit sipas afateve të caktuara kohore të ciklit të buxhetit dhe përmbushjes së objektivave të strategjisë.