Me 19 nëntor, është bërë prezantimi i raportit tematik në kuadër të projektit KOSINT 2020 “arsyet që ndikojnë në braktisjen e shkollimit nga nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”.
Qëllim i këtij raporti është të identifikojë arsyet që ndikojnë në braktisjen e shkollimit nga fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian. Përmes analizës së kornizës ligjore, programeve dhe projekteve intervenuese nga institucionet përgjegjëse dhe nga OShC-të, si dhe bisedave me hisedarët kryesor, është tentuar që të vihen në pah arsyet që ndikojnë në braktisjen e shkollimit.
E përbashkëta e gjithë këtyre, qëndron tek obligimi që shteti merr për të siguruar arsim për të gjithë qytetarët e vet. Pra, e drejta për arsim jo vetëm që është e garantuar, por, është edhe obligim dhe detyrim i të gjithëve. Megjithatë, mbetet sfidë e përhershme përfshirja në arsim e fëmijëve nga grupet e cenueshme dhe ato të margjinalizuara.
- gjendja e vështirë ekonomike
- mungesa e dëshirës nga ana e fëmijëve
- punësimi i hershëm i fëmijëve dhe të rinjve
- kushtet e rënda ekonomike,
- nivelii lartë i papunësisë,
- niveli i ulët i edukimit dhe vetëdijes së prindërve mbi rëndësinë e shkollimit,
- diskriminiminë shkolla,
- qasja në infrastrukturë përkatëse deri në shkollë,
- mungesa e mësuesve me origjinë rome, ashkali dhe egjiptian, dhe
- migrimi i familjeve për arsye ekonomike dhe kthimi prapa në Kosovë.
Për më tepër kjo analizë nxjerrë në pah edhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në braktisjen e shkollimit dhe janë ngusht të ndërlidhur me njëri tjetrin:
- Faktorët individual;
- Faktorët familjarë;
- Faktorët shkollorë, dhe
- Faktorët social.
Raportin e plotë e gjeni të publikuar në linkun më poshtë: