Raporti i vlerësimit të zbatimit të Strategjisë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare në vitin 2017


Raporti i vlerësimit të zbatimit të Strategjisë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare në vitin 2017

Projekti KOSINT 2020, në bashkëpunim me Projektin KEEN, kanë publikuar dhe prezantuar “Raportin e vlerësimit të zbatimit të Strategjisë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare në vitin 2017”

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm organizata të shoqërisë civile lokale dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve lokale, Agjencioni i punësimit dhe Zyra për Qeverisje të mirë.

Ky raport ofron një përmbledhje të rezultateve të vlerësimit mbi zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Komuniteteve
Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare në vitin 2017, i cili njëherit është dokument bazë zhvillimor për integrimin e
këtyre komuniteteve si dhe forcimin e karakterit multietnik dhe multikulturor të shoqërisë kosovare.


Monitorimi është realizuar gjatë vitit 2017 dhe është përqendruar në dy nga katër fushat e veprimit të cilat adresohen në
Strategjinë për Komunitete, përfshirë: Arsimin dhe Punësimin dhe Mirëqenien Sociale. Në këtë drejtim, gjatë procesit
të monitorimit është analizuar gjendja aktuale e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe zotimet e Qeverisë së
Kosovës kundrejt realizimit të objektivave për dy fushat e lartpërmendura si dhe masave dhe aktiviteteve të parapara në
këtë Strategji për vitin 2017.


Si rrjedhojë, të gjeturat e këtij raporti tregojnë se zbatimi i Strategjisë në vitin e parë të zbatimit të saj mbetet larg
përmbushjes së aktiviteteve të përcaktuara, kryesisht për shkak të mungesës së angazhimit politik, burimeve të
pamjaftueshme financiare dhe njerëzore për monitorimin e progresit, si dhe koordinimit jo të mirë të institucioneve në
nivel qendror dhe lokal.

Raporti i plotë është i publikuar në: http://kosint2020.net/sq/publikimet/raportet/