Takim i Organizatave të Shoqërisë Civile me Deputetët e Kuvendit të Kosovës


Takim i Organizatave të Shoqërisë Civile me Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Më datë 16.10.2018 në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesit e shoqërisë civile si:rrjeti KOSINT, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, dhe TDH - Terre des hommes së bashku me deputet e Kuvendit të Kosovës mbajtën takimin e parë të konstituimit të grupit avokues të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i grupit avokues është të ndihmojë në uljen e hendekut midis komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, duke siguruar kështu trajtim të barabartë të të gjithëve përmes krijimit të politikave dhe avokimit për aplikimin e ligjeve aktuale në fuqi.

Grupi avokues përbehet nga këta deputet: z. Driton Caushi, PSD, znj.Vjosa Osmani LDK, znj.Mimoza Kusari dhe z. Ilir Deda, Alternativa e re, znj.Donika Kada Bujupi, AAK, znj.Xhevahire Izmaku PDK, z.Glauk Konjuvca VV.

Ky grup avokues i deputeteve mbështet nga Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim u theksua se situata aktuale e komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian është mjaft alarmante, dhe krijimi i grupit avokues do të ndihmoj në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse në Kosovë.

Gjithashtu, në ketë takim deputetet potencuan se roli i tyre është shumë i rëndësishëm, dhe madje ua kanë borxh që të punojnë për këto komunitete.

Në këtë takim u dakorduan që hapat e ardhshëm do të jenë të fokusar fillimisht në çështjen e arsimit, duke vazhduar me krijimin e mundësive të punësimit për këto komunitete dhe duke vazhduar me çështjen thelbësore për luftimin e Anti Gjipsismit.