Takim KOSINT dhe Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi


Takim KOSINT dhe Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi

Ekipi i KOSINT të përfaqësuar nga 4 organizata jo-qeveritare SIV, BSFK, RADC dhe VORAE mbajti një takim me Ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Shefit të Kabinetit z. Mërgim Neziraj.

Në këtë takim u diskutuan disa fusha të rëndësishme që ndikojnë në jetën e komuniteteve Rom, Ashklali dhe Egjiptian dhe që duhet të zbatohen nga Kryetarët e Komunave.

Punësimi është një fushë ku komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian nuk përfaqësohen as sa është e kërkuar me ligj në komuna të ndryshme. KOSINT do të avokoj dhe të bashkëpunoj me ministrine dhe komunat sa më shumë, që kjo fushë të përmirësohet.

Banimi dhe infrastruktura në lagjet ku banojnë më shumë komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian gjithashtu ishte një ndër fushat që u diskutua. Ka shumë raste që në këto lagje nuk bëhen as investimet e paraplanifikuara. Gjithashtu për legalizim të pronës nga ana e komunave nuk ka kampanja informuese për të rritur më shumë numrin e qytetarëve për të aplikuar për legalizim. Në këtë aspekt, KOSINT do të organizojë kampanja informuese dhe takime me qytetarët që të legalizohen sa më shumë prona të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Buxhetimi i përgjegjshëm komunal ndërlidhet me të dy fushat, dhe që duhet të shperndahet në mënyrë të barabartë edhe me pjestarët e komuniteteve Rom, Ashkali, dhe Egjiptian.

Si përfundim, KOSINT do të bashkëpunoj me Ministrinë për të përmirësuar të gjitha fushat që i kemi objektiva të përbashkëta