Roma Versitas Kosovo – RV Kosovo

Roma Versitas Kosova është organizata e vetme që kryesisht punon me nxënësit romë, ashkali dhe egjiptianë në tërë Kosovën, në baza ditore. Puna e këtij projekti ka vazhduar për më shumë se pesë vite dhe stafi udhëheqës ka fituar më shumë se 5 vite përvojë të drejtpërdrejtë në mbështetje të 500 nxënësve romë, ashkali dhe egjiptianë në tre qendra burimore të Kosovës, Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës. Qëllimi kryesor ishte dhe do të vazhdojë të jetë rritja e performancës dhe kapacitetit në zhvillimin akademik dhe profesional të këtyre tre komuniteteve. Ne besojmë fuqishëm në shumicën e studentëve si kontribues të mëdhenj të Kosovës dhe të ardhmërisë së komuniteteve të tyre.

Si rezultat i zbatimit të suksesshëm, projekti që filloi pesë vjet më parë, u kthye në një organizatë që synon të veprojë si një portofol me programe që do të punojnë më shumë drejt sukseseve të të gjithë nxënësve romë, ashkali dhe egjiptianë në Kosovë. Roma Versitas Kosova si organizatë është themeluar në maj 2017.

http://www.romaversitas.org/

https://www.facebook.com/Roma-Versitas-Kosovo-664694816926054/