Diskutim Publik në Ferizaj


Diskutim Publik në Ferizaj

KOSINT ka realizuar diskutimin publik në komunën e Ferizajt me përfaqësuesit e komuniteteve rom egjiptian dhe ashkali dhe zyrtarët komunal të zyrës së urbanizmit dhe zyrës për komunitete të prirë nga nënkryetari i komunës, mbi çështjet e banimit dhe legalizimit në lagje në vendbanimet e banuara me numër më të madh të komuniteteve rom egjiptian dhe ashkalinj.Ishte e paraparë të diskutohet mbi çështjen e punësimit, buxhetit dhe të legalizimit të vendbanimeve. Theksi dhe interesimi më i madh i komuniteteve ishte për procedurat e legalizimit.

Gjatë këtij diskutimi janë shprehur të gjitha sfidat e komuniteteve në këto tri fusha, dhe u janë dhënë këshilla nga përfaqësuesit komunal se si anëtarët e komuniteteve do të duhej të angazhohen dhe organizohen për prioritizimin dhe realizimin e kërkesave të tyre në komunën ku jetojnë.

Këto diskutime publike janë duke u realizuar në kuadër të programit KOSINT, të mbështetur nga RIO dhe të implementuar nga partnerët Syri I Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE.