Konferenca “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”


Konferenca “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”

Organizatat Syri i Vizionit, Balkan Sunflowers Kosova, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë mbajtur konferencën “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale.

Në këtë konferencë u diskutuan buxhetet komunale të komunave të Ferizajt, Fushë-Kosovës, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, tha se për këtë vit janë ndarë 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitetet në Kosovë. Ai shtoi se nga viti 2021 në këtë ministri është krijuar një program prej 3 milionë eurosh që janë financuar projekte të ndryshme. Ai ka sqaruar se në 30 komuna janë caktuar zyrtarë për mbrojtje nga diskriminimi.

Drejtore e zyrtarë të komunave të lartpermendura diskutuan gjithashtu per buxhetet komunale, linjat buxhetore që janë të lidhura me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. U diskutuan modalitetet e implementimit të projekteve të ndryshme kapitale, llogaridhënia e secilës komunë dhe monitorimi nga qytetarët.