Konferencija: Zaštita prava zajednica Roma, Aškalija i Egipćana


Konferencija: Zaštita prava zajednica Roma, Aškalija i Egipćana

Me 27 janar, 2020 në kuadër të projektit KOSINT 2020 është organizuar konferenca për “Mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të ZQM, MPMS, APRK, përfaqësues të departamenteve të ndryshme të komunave DKA, ZKKK, dhe DPMS, QPS, zyra e Avokatit të Popullit, dhe përfaqësues të shoqërisë civile lokale dhe ndërkombëtare.

Projekti KOSINT 2020, kishtë për qëllim të punojë në përmirësimin e qasjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsim, punësim, banim dhe mirëqenie sociale, duke monitoruar përmbushjen e zotimeve të Qeverisë së Kosovës sipas akteve ligjore dhe strategjive të ndryshme në këto sektore. Gjatë zbatimit të projektit dhe monitorimeve të ndryshme është vërejtur që ka raste të ndryshme ku shkelen të drejtat e qytetareve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në këto katër sektore në Arsim, Punësim, Banim dhe Mirëqenie Sociale.

Në konferencë u paraqitën aktet të ndryshmë ligjore që mbrojnë të drejtat e njeriut duke përfshi Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut, neni 1 që citon se Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta. Gjithashtu Kushtetuta e Kosovës, akti më i lartë ligjor i Kosovës, specifikisht neni 24, paragrafi 2 citon se Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Në konferencë u shpalosën raste nga situata reale ku ka shkelje të shumta të të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Gjithashtu, u analizua korniza ligjore e Kosovës që mbron të drejtat e njeriut, dhe mekanizmat dhe institucionet që janë përgjegjëse për zbatimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Për më tepër, kornigja ligjore e Kosovës ka një sërë nene me dispozita ndëshkimore që duhet të zbatohen në rast të të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Mirëpo, në konferncë u theksua se këto mekanizma përgjegjës, jo gjithmonë i përmbushin obligimet e tyre dhe mungon bashkëpunimi mes tyre për të mbrojtë të drejtat e njeriut dhe zbatuar dispozitat ndëshkimore në rast të të shkeljes së të drejtave.

Andaj, si përfundim i konferencës ishte që të ketë më shumë llogaridhënie dhe përgjegjesi për të gjitha institucionet dhe mekanizmat përgjegjegjëse për të zbatuar kornizën ligjore ekzistuese në Kosovë.