Punësimi dhe Masat Aktive të Tregut të Punës


Punësimi dhe Masat Aktive të Tregut të Punës

KOSINT ka reailizuar takimin në kuadër të iniciatives avokuese për punësimin e të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në institucione publike dhe rritja e numrit të komuniteteve në përfshirje në masat aktive të tregut të punës (MATP).

Në takim pjesëmarrës ishin përfaqësues të Agjencionit të Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), dhe udhëheqës të Zyrave të Punësimit (ZP) dhe të Qendrave të Aftësimit Profesional (QAP) të komunave më të mëdha si: Fushë Kosovë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Obiliq, Prishtinë, Ferizaj, Graqanicë, Mitrovicë, Gjilan dhe Vushtrri.

Gjatë takimit u diskutua korniza ligjore që përkrah punësimin dhe përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në tregun e punës duke ju referuar dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës ku specifikisht thekson nenin 61 që komunitetet dhe pjesëtarët e tyre do të kenë të drejtën për përfaqësim të barabartë në punësim në organet publike dhe ndërmarrjet publike në të gjitha nivelet.

Andaj edhe gjatë këtij takimi diskutimi është koncentruar tek dy pika speicfike të mbrojtura me ligj sic është: Ligji nr. 03/L-212 i punës në nenin 5 ndalon i të gjitha llojeve të diskriminimit në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.

Ndërsa Ligji Nr. 03/L-149 për shërbimin civil, në kuadër të shërbimit civil në institucionet e nivelit qendror minimum 10% e posteve duhet të rezervohen për personat të cilët u përkasin komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë dhe që përmbushin kriteret specifike të punësimit. Në nivelin komunal për anëtarët e kualifikuar të komuniteteve që nuk janë shumicë në komunë, do të jetë i rezervuar numri i vendeve të punës në pajtim mepërfaqësimin procentual të komuniteteve të komunës së dhënë.

Përfaqësuesit e zyreve të punësimit të cilët po ashtu kanë mandat për implementimin e detyrave të tyre për të përmbushur ligjet në fuqi, kanë ofruar informata specifike mbi gjendjen reale momentale në komunat përkatëse. Gjithashtu është theksuar dukshëm që interesimi është rritur nga pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të paraqiten si punë kërkues dhe të kenë të drejtën të bëhen pjesë e masave aktive të tregut të punës dhe pjesë e tregut të punës në Kosovë. Gjithsesi janë theksuar dhe raste në komuna specifike ku interesimi i tyre për tu përfshirë në masa aktive të tregut të punës është më i vogel për shkak të ndikimit direkt në skemen sociale.

Gjatë takimit janë nxjerr disa rekomandime:

  1. Të gjithë pjesëtarët që janë të aftë për punësim, të vazhdojnë të jenë pjesë e skemës sociale derisa ata të përfundojnë trajnimet profesionale dhe të gjejnë vendin e punës të garantuar.
  2. Të ofrojnë mundësi për praktikantë në kuadër të Qendrave të Aftësimit Profesional nga komunitetet rom, egjiptian dhe ashkalinje
  3. Të ndryshohen planet vjetore të aktiviteteve të Zyrave të Punësimit dhe të përfshihen më aktivisht në terren për informimin e komuniteteve dhe përfshirjes së tyre në masat afermative dhe në tregun e punës.
  4. Rritja e bashkëpunimit në mes të zyrave të punësimit dhe të zyrave të komuniteteve në nivel komunal dhe të agjensionit të punësimit

Projekti KOSINT do të vazhdojë në realizimin e iniciativave avokuse edhe në vazhdim të cilat kanë për qëllim përfshirjen e komuniteteve në tregun e punës, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë të cilët potencialishtë kanë përfunduar studimet dhe nuk janë të përfshirë në tregun e punës, duke ofruar shërbime edhe me trajnime mbi shkathtësitë e buta.