Raport: Vështirësitë që hasin nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shkollim


Raport: Vështirësitë që hasin nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shkollim

Me 19 nëntor, është bërë prezantimi i raportit tematik në kuadër të projektit KOSINT 2020 “Vështirësitë që hasin nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shkollim”.

Qëllimi i këtij studimi është të ofrojë informacione dhe analiza, kryesisht kualitative, për problemet dhe sfidat me të cilat përballen nxënësit rom, ashkali, dhe egjiptian në shkolla. Të dhënat në këtë raport janë mbledhur kryesisht nga dokumente të publikuara nga MASHT, OJQ-të cilat, shkollat dhe fokus grupe në terren.

Fëmijët rom, ashkali, dhe egjiptian vazhdojnë të jenë grupi më pak i përfshirë në arsimin fillor, dhe shumë pak i përfshirë në atë të mesëm dhe të lartë. Gjithashtu, këta përbëjnë pjesën më të madhe të fëmijëve që ose kanë braktisur shkollimin, ose janë në rrezik braktisjeje.

Fëmijët rom, ashkali dhe egjiptianë të Kosovës vazhdojnë të përballen me sfida në qasjen në arsim cilësor dhe janë jo-proporcionalisht të prekur nga mosregjistrimi, braktisja, analfabetizmi në shkallë të lartë, si dhe arritje të ulëta arsimore.

Tutje, hulumtimi ka nxjerrë në pah faktorë dhe pengesa të shumta me të cilat nxënësit rom, ashkali, dhe egjiptian përballen në veçanti:

Faktorët ekonomik

  • Pamundësia për të siguruar librat dhe materialet e tjera të nevojshme për shkollë
  • Mungesa e veshëmbathjeve
  • Higjiena jo e duhur personale
  • Angazhimi i fëmijëve në punë në shtëpi, në rrugë, apo edhe punë tjera të rënda

Çështje shëndetësore, që ndërlidhen me edukimin;

  • Pamundësia për të marrë trajtim të menjëhershëm shëndetësor dhe stërzgjatja e rikuperimit
  • Më shumë sëmundje ngjitëse si pasoj e mungesës së higjienës personale

Çështje sociale;

  • Varfëria ekstreme
  • Mungesa e përkrahjes nga ana e prindërve
  • Nënvlerësimi i shkollimit të vajzave
  • Fenomeni i martesave të hershme
  • Mungesa e vetëbesimit dhe sigurisë në shkollë

Probleme në të mësuar;

  • Mungesa e bazës dhe mbetja prapa në mësime kundrejtë bashkëmoshatarëve
  • Problemet e padiagnostifikuara në shikim, dëgjim, si dhe aftësi të tjera të kufizuara
  • Problemet në nxënie për lëndë të caktuara
  • Mungesat në orë të mësimit

Diskriminimi

  • Nga ana e mësimdhënësve: Ndarja në klasa, nënçmimi, mungesa e përkujdesjes dhe vëmendjes
  • Nga ana e bashkëmoshatarëve të tyre: ngacmimi, përjashtimi, e forma tjera të bullizmit
  • Ngacmimet rrugës për në shkollë, apo nga shkolla, si dhe në oborr të shkollës

Gjuha

  • Shkollimi në gjuhë tjetër prej asaj amtare (kryesisht komuniteti rom)

Qasja

  • Distanca dhe vështirësitë tjera në qasjen në shkollë